Home KRYESORE Jeta, dhe liria, eshte e shtrenjte! Terrorizmi eshte ekstremizem kriminal kunder tyre!

Jeta, dhe liria, eshte e shtrenjte! Terrorizmi eshte ekstremizem kriminal kunder tyre!

Por çfarë është Feja?

Nga Eva Idrizllari

Nese per idealin e fese vret njerez, ne kete rast nuk ke arritur idealin qe misheron, thjesht ke vrare njerez, iu ke marre jeten. Pra thjesht je nje vrases.

Por, çfare eshte feja?

Feja eshte nje marredhenie qe njeriu ka vendosur mes vetes dhe kultit te fuqise se mbinatyrshme, si nje bindje dhe ndjenje e forte, si nje adhurim i mbinatyrores (te cilen e emerton Perendi), dhe duke e trajtuar si nje percjellese te sjelljes se brendshme te tij.

Ne kete menyre feja behet nje sistem mendimi, ndjenjash dhe veprimesh te ushtruara nga njeriu, bazuar ne praktikat e nje udheheqesi shpirteror te besimit perkates, mbi nje model vlerash dhe normash.

Perkushtimi ndaj besimit fetar eshte nje e drejte vetjake, ku njeriu e kushtezon veten ne nje veprimtari perkushtuese te ndergjegjshme, te udheheqjes te jetes se tij mbi parimet dhe rregullat fetare.

Ne te gjithe boten, shtetet demokratike i mbrojne garancite e lirise fetare dhe respektimit te ndergjegjies dhe besimit fetar, duke i percaktuar edhe ne rendin kushtetues te tyre – si te drejta te njeriut.

Feja (si nje institucion moral dhe shpirteror) nuk e ushqen vrasjen. Perkundrazi, ajo percjell kultivimin e vetive me te mira mbi normat e sjelljeve te besimtareve ne raport me jeten e tyre shoqerore.

Nese nje besimtar abuzon me normat e fese se tij, duke vrare ne emer te besimit te tij, kushtezues, me kete veprim ai nuk quhet nje besimtar i drejte, por nje vrases qe kryen nje veper penale. Aq me keq kur qellimi i aktit te tij shkaterron modelin e vlerave te fese se tij, duke degjeneruar terrorizmin mbi turma te pafajshme dhe te pambrojtura.

Çdokush, ne bote, ka te drejten e lirise se mendimit, te ndergjegjies dhe te fese qe beson. Nje e drejte per te shfaqur lirshem mendimet, bindjet fetare, nepermjet praktikave te riteve sipas rregullave te fese. Por kjo nuk do te thote qe besimtari jeton vetem si i tille (mbi nje sistem vetjak te bindjeve te tij), pasi si njeri mbi te gjitha eshte i detyruar t’i nenshtrohet dhe te respektoje ligjet qe mbajne funksionale nje shtet dhe nje shoqeri demokratike (per mbrojtjen e rendit, sigurise publike dhe respektimit ne reciproritet te lirive dhe te drejtave te te tjereve).

Feja eshte nje besim ndaj te mbinatyrshmes, mbi nje permbajtje etike dhe filozofike, te percaktuara nga nje udheheqes shpirteror. Ashtu sikunder ekziston edhe mendimi ndryshe i bazuar mbi logjiken dhe shkencen. Por ndryshimi ne mendime kurresesi nuk mund te vrase te drejten e lirise per te jetuar mbi keto ndryshime.

Feja nuk ushqen as hakmarrjen, as dhunen, as terrorin. Nje besimtar i mire dhe i vertete kurre nuk mund te jete nje terrorist. Nje terrorist thjesht mund te shfrytezoje nje besim per interesa okulte.

Nese besimtaret nuk pajtohen per ndonje çeshtje, duhet te lexojne mesimet e drejta te Kuranit apo Bibles. Aty do gjejne me te dobishmen e sjelljeve te duhura dhe perfundimin me te mire – kundrejt imponimit nepermjet forces.

Jeta, dhe liria, eshte e shtrenjte! Terrorizmi eshte ekstremizem kriminal kunder tyre!

Share: