Home KRYESORE Korrupsioni, Kim: Asnjë gjyqtar apo prokuror nuk është dënuar deri tani

Korrupsioni, Kim: Asnjë gjyqtar apo prokuror nuk është dënuar deri tani

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar në lidhje për korrupsionin në sistemin e drejtësisë.

Kim i bën që të nis hetimi ndaj korrupsionit në gjyqësor. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim thekson se deri më tani asnjë prokuror apo gjyqtar, që nuk e ka kaluar Vetting-un, nuk është ndjekur penalisht apo dënuar.

“Që kur ka filluar Vettingu, asgjë gjyqtar apo prokuror i vetëm nuk është ndjekur penalisht apo dënuar. Nevoja për të hetuar korrupsionin gjyqësor, përtej Vettingut, është përfshirë në kushtet e përcaktuara nga BE për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE”, thuhet në mesazhin e ambasadores Yuri Kim./ Opinion.al

Share: