Home Gjeo-Ekonomia Manjani: Vëllai i madh akuza ndaj Thaçit, i vogli ndaj Bashës…

Manjani: Vëllai i madh akuza ndaj Thaçit, i vogli ndaj Bashës…

Nga Ylli Manjani

Kështu pra i doli koka muhabetit. Vëllai i madh Alexandar po i jep një dorë elektorale shokut Rama.

Me rastin e akt-akuzave ndaj UÇK, ngrihet dhe “akt-akuza” politike ndaj Lulzim Bashës. Ky i fundit tashmë do shpallet “kriminel lufte”, “trafikant organesh”, pronar i “shtëpisë së verdhë” deri sa të mbarojnë zgjedhjet.

Mekanizmi i njohur tashmë:

Taulanti bën një komision hetimor parlamentar, mediat përreth botojnë dëshmi të sajuara (sajojnë shërbimet e fshehta sa të duash nga këto), bëhet zhurmë e madhe dhe fap…., vijnë zgjedhjet.

Kështu ne merremi me “krimet e luftës” të Lulit që i paska bërë si asistent i UNMIK. Harrojmë që Rama duhet të japë llogaro dhe jo të kërkojë llogari.

Ndërkohë që UÇK gjendet në Hagë ushtarët e Alexandarit, mikut të shokut Rama, bëhen heronj!!!!

Ja ku u rishkrua dhe historia e Ballkanit. Ky i fundit 2 lidera ka, Alexandarin dhe Ramën. Të tjerët janë automatikisht “kriminelë lufte” ose “të korruptuar”, të cilët i zë Haga ose reformat në drejtësi.

Përveç UNMIK, këtyre edhe NATO do t’u dalë “trafikante organesh”. Nuk e kanë problem fare…

He ta lumsha o shqipe!

Për pushtet shet çdo gjë! Atdheun të parin.. 😔

Share: