Home Approccio Italo Albanese Nis izolimi në Lombardi, Konsullata shqiptare ndërpret shërbimet

Nis izolimi në Lombardi, Konsullata shqiptare ndërpret shërbimet

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano ka ndërprerë shërbimet deri në datën 3 nëntor për shkak të pandemisë COVID-19. Ky vendim është marrë pas mbylljes së Lombardisë, rajon i cilësuar si zonë e kuqe.

Konsullata njofton se do të garantojë shërbimin me postë në rastet urgjente.

Gjithashtu përmes një njoftimi, konsullata bën me dije se për qytetarët që kanë lënë një takim për pasaportë dhe kartë ID, do të njoftohen me e-mail për datën e re të takimit, sapo situata të normalizohet dhe të fillojë sërish lëvizja e lire.

Njoftim i plotë

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano, në zbatim të Dekretit të Kryeministrit Italian Giuseppe Conte i firmosur ne dt. 03.11.2020 i cili ka hyrë në fuqi sot në dt. 06.11.2020, komunikon se ndërpriten përkohësisht të gjitha shërbimet konsullore deri në datën 3 DHJETOR 2020.
Do të garantojmë shërbimin me postë si edhe vetëm rastet urgjente (si nulla osta vdekje).

Qytetarët që kanë të fiksuar takim për pasaportë dhe kartë id, do të njoftohen nga ne me e-mail për datën e re të takimit, sapo situata të normalizohet dhe të fillojë sërish lëvizja e lirë nga një qytet në tjetrin si dhe hyrja në Lombardi rajon i konsideruar zonë e kuqe.

Kontrolloni vazhdimisht profilin tonë zyrtarë në Facebook dhe faqen tonë zyrtare në ëeb për njoftime të reja.

Gjithashtu, ftojmë të gjithë qytetarët tanë të ndjekin me përpikmëri dhe rigorozitet të gjitha udhëzimet e Qeverisë Italiane me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Faleminderit për mirëkuptimin! /Opinion.al

Share: