Kryeministri Edi Rama komentoi shkurtimisht në Open, procesin që ka nisur ndaj Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.
“Unë e kam shprehur që në fillim me atë fletërrufen skandaloze, është një proces gjyqësor ky i tanishmi që do vijojë rrugën e vetë. Di të them se në thelb është e dhimbshme e shëmtuar që udhëheqësit e luftës çlitimtare të trajtohen si udhëheqës të një ushtrie spastrimi etnik.
UÇK ka qenë një forcë popullore qe individë të ndryshëm u bashkuan kanë pasur një logo, por të mbledhësh të gjitha cka kanë ndodhur dhe tua vësh në kurriz këtyre individëve është e padrejtë.
Nëse i rikthemi ndikimeve për Haradinaj dhe do shohim nëse të tjerët do dalin të pafajshëm, do jetë turp i madh për drejtësinë ndërkombëtare ky proces sot”.
Top Channel