“Shqiptarët e Malit të Zi, të harruar nga shteti shqiptar”
“Ish krerët e UÇK-së në Hagë, Shqipëria të luajë një rol të madh politikë”
Të gjithë shqiptarëve ju uroj festën e madhe të Pavarësisë së Shqipërisë, të kombit tone!
Jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kurrë nuk i ka harruar rrënjët e tij, dhe përtej oqeanit, kontributi i tij ka qenë vazhdimisht dhe kurdoherë në shërbim të çështjeve kombëtare shqiptare. Në një intervistë për portalin “VIZION.COM.AL, Ruzhdi Gjokaj, kryetari i Shoqatës “Malësia e Madhe”, shprehet se shqiptarët e Malit të Zi janë lënë në harresë, për të mos thënë janë diskriminuar si nga Tirana zyrtare, po ashtu edhe nga Prishtina. Ndërsa dërgimin në Gjykatën e Hagës të ish krerëve të UÇK-së, zoti Gjokaj e quan një tragjedi për kombin tone. Sipas tij, Shqipëria duhet të luajë një rol të madh politike, që sa më parë këta njerëz të kthehen në vendin e tyre.
Zoti Gjokaj, Shoqata Malësia e Madhe në Michigan, në historikun e saj 17 vjeçar ka kontribuar pa reshtur në çështjet kombëtare shqiptare. Prej 2 vjetësh, ju jeni zgjedhur kryetar i saj, mund të na thoni disa nga qëllimet kryesore në vazhdim?
Shoqata është formuar 18 vjetësh. Do të kemi zgjedhje shumë shpejt. Jemi të pavarur, përfaqësojmë një komunitet të vogël, por jemi aktiv në çdo sfidë politike, ekonimke dhe më gjerësisht. Jemi të gatshëm të kontribuojmë çdo herë kur kombi ka nevojë për ne. Një nga prioritetet tona është avancimi i popullit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Përveç çështjeve shqiptare, ju keni kontribuar edhe në bashkimin e partive politike shqiptare në Mal të Zi, që falë ndërhyrjes së diasporës dolën bashkë ne zgjedhje, dhe fituan….Si ndiheni për këtë?
Jemi krenar me punën që kemi bërë, e kemi bërë për vendin tonë, e dimë për kufijtë adminstrativë dhe ligjore, por e dimë dhe për kufijtë real, e dimë ku jetojnë shqiptarët, i dimë të drejtat tona sa kemi në një shtet të huaj. Fatkeqësisht,dhe plot përgjegjësi e them që shteti amë nuk përkujsedet për popullin e vet në masën e duhur, por jemi lënë në mëshirë të fatit. Kemi pritur më shumë pas komunizmit që do jenë të angazhuar me ne ne dhe do na afrojnë, edhe politike, edhe në cëcshtjet ekonomike, por këto ende janë në dëshirat tona. Prej vitesh shqiptarët e Malit të Zi janë lënë në harresë, për të mos thënë janë diskriminuar si nga Tirana zyrtare, po ashtu edhe nga Prishtina. E them këtë, pasi asnjë shqiptar i Malit të Zi, nuk është ftuar në jetë sadopak në qeverisjen e të këtyre dy vendeve, ndërkohë që ka shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Mal të Zi që kanë kapacitet të mjaftueshëm për të qenë pjesë dhe për të dhënë kontributin e tyre. Prej vitesh po vërejmë që edhe në fushat e tjera, qoftë politike, apo ekonomike, sociale, apo kulturore, shqiptarët e Malit të Zi janë lënë mënjanë. Nëse deri më sot qeveria e Tiranës ka pasur dhe ka bashkëpunime me Kosovën, me shqiptarët dhe partitë politike në Maqedoninë e Veriut, kjo nuk ka ndodhur me shqiptarët dhe partitë politike shqiptare të Malit të Zi. Partitë politike shqiptare të Malit të Zi nuk janë ftuar asnjehërë, në asnjë lloj bashkëpunimi, mund të ketë ndonjë rast sporadik të aktiviteteve të përbashkëta që janë bërë. Ky lloj diskriminimi duhet të marrë fund, dhe shqiptarët e Malit të Zi të kenë vëmendjen e duhur, dhe vendin që u takon.
Si një njeri i suksesshëm në SHBA, por gjithmonë në mbeshtetje të kombit shqiptar. Kur keni filluar të angazhoheni në këto çështje?
Shumë herët në jetë kam filiuar, në moshën 15 vjeçare kur studentët në Kosovë filluan lëvizjen për të drejtat e shqiptarëve në ish Jugosllavi. Qysh atëherë e deri më sot jo vetëm unë, por dhe shumë kolegë të mi janë ende aktivë, ata që kanë mbetur gjallë, dhe nuk kursejnë asgjë për të ecur neve përpara si komb. Jemi shoqata më aktive në shumë çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe për kombin shqiptar, kemi një histori të gjatë. U formuan nga një nevojë që kishte për vendin tonë, drejtpërdrejtë erdhi nga anëtarët e ish shoqatës të Luftës së Kosovës “Vendlindja thërret”, edhe sot e kësaj dite ekzistojmë si të tillë, por me emër tjetër. Duke uruar shqiptaret kudo jane per Festen e Flamurit, Gjokaj thekson se shqiptarët në rajon fetsojnë vetem PAVARËSINË e Shqipërisë në kufijtë administrativ që ka sot, pasi jemi ende të robëruar, në kthetrat e dikujt tjetër.
Si e shikoni dërgimin në Hagë të ish krerëve të lartë të UÇK-së?
Është një tragjedi për kombin tonë, të një luftë të shenjtë, por dhe jo të barabartë me një armik të fuqishëm, sikurse Serbia që konfiskoi të gjithë armatimin e ish Jugosllavisë dhe e drejtoi në Kosovë mbi popullatën tonë, dhe ish ushtarët dhe krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dërgohen në këtë mënyrë në Hagë duke mbrojtur popullin dhe vendlindjen e vet është absurde dhe e papranuehsme. Pres që Shqipëria të luajë një rol të madh politike, që sa më parë këta njerëz të kthehen në vendin e tyre. Kjo është e papranueshme, dhe asnjëherë nuk do të pajtohemi me vendime të Hagës në këtë mënyrë. Derisa agresorët ende janë të lirë nëpër Serbi, në Mal të Zi dhe Bosnje, ku janë 20 mijë shqiptarë të Kosovës të dhunuara , dhe asnjë njeri nuk u dënua nga asnjë gjykatë për dhunën që ata ushtruan.
Vitet e fundit nën drejtimin tuaj, shoqata “Malësia e Madhe”, po kontribuon dhe në ndihmë të familjeve shqiptare në nevojë. Do ta vazhdoni këtë mission?
Do të avancojë në çdo fushë për popullin tonë, që gjendet në kufirin administrativ të Malit të Zi. Jemi të fokusuar në shkolla, në arsmim, edukatë, mundohemi që sadopak studentëve që studiojnë në Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të marrin bursë dhe të lehtësojmë studimin. E kemi menduar kështu, pasi publikisht kërkova ndihmë nga administrata, partitë politike dhe asnjëra nuk u përgjigj pozitivisht, nuk afruan ansjë send për ndihmë. Kërkuam që të shkollojmë 5 studentë në vit, të na ndihmojnë, por me premtime të mëdha dhe punë të vogla. Jemi të zhgënjyer me këto premtime të disa udhëheqesve politikë.
Jemi në vigjilje të festive të Nëntorit, të Çlirimit të Shqipërisë dhe të Pavarësisë. Sipas jush, ku janë shqiptarët sot në nivel politik, ekonomik dhe në arenën ndërkombëtare?
Nuk dua të jem negativ në këtë rast, por të gjithë shqiptarëve ju uroj festën e madhe të Pavarësisë së Shqipërisë, të kombit tone. Ne që jemi jashtë kufijve dhe nga ju uroj të mbijetojmë, të mos humbin gjuhën, traditën, kulturën dhe kjo do bëhej vetën me ndihmën e Shqipërisë. Dua të kujtoj që vizitova Shqipërinë për herë të parë, kam mbetur pa fjalë, dhe i mahnitur çfarë pashë dhe ato që janë realizuar. Shqipëria ka një pasuri të rrallë nëntokësore, mbitokësore, por një popull që vuan ende. Ajo që mendoj, si mund të jemi ne në këtë mënyrë dhe kaq shumë emigracion, kaq shumë të rinj dhe te reja ikin nga trojet tona, largohen pafund në vendet perëndimorë. Në vizitën time në Shqipëri, pashë një vend të bekuar nga zoti, një natyrë të mrekullueshme, një pozicion gjeografik me male, me det nga veriu në jug. Por vura re edhe një popull dhe njerëz që vuanin, që luftonin të jetonin dhe mbijetonin. Strukturat politike, partitë politike duhet të merreshin më shumë në këto 30 vjet demokraci me avancimin e vendit, me zhvillimin e vendit, dhe çeljen e një rruge ekonomike të avancuar dhe jo të zbrazemi në këtë mënyrë. Shqipëria nuk ka popullatë të madhe, dhe ajo mund të kthehej në një Zvicër të dytë, një një vend që të ishte prirës edhe për trojet shqiptare në Ballkan. Shqiptarët në rajon fetsojnë vetem PAVARËSINË e Shqipërisë në kufijtë administrativ që ka sot, pasi jemi ende të robëruar, në kthetrat e dikujt tjetër.
Për të gjithë ata që nuk ju njohin, kush është jeta dhe aktiviteti juaj në SHBA?
Kam lindur në Malësinë e Madhe, vendin e lindjes e kam lënë në moshën 18 vjeçare, dhe qysh atëherë e deri tani jetoj jashtë. Kam dy fëmijë, janë me fakultet të përfunduar profesianoal, njëri me master në të drejtën penale, vajza është inxhiere elektronike. Gjithë jetës time, përveçse punës profesionale, jam angazhuar me mish e me shpirt në funksion të çështjes kombëtare shqiptare.
Intervistoi: Eglantina Alliaj