Home KRYESORE Kina nuk do ketë valë të dytë, jeta po i kthehet normalitetit

Kina nuk do ketë valë të dytë, jeta po i kthehet normalitetit

Kina duket se e ka mposhtur koronavirusin një vit pas shfaqjes së rasteve të para. Madje edhe në Wuhan jeta duket se tashmë i është kthyer normalitetit.

Sipas Deutsche Welle, Kina fitoi përvojë të çmuar me me luftën kundër SARS në vitin 2002 për të luftuar tashmë  edhe koronavirusin. Këto njohuri e ndihmuan Kinën të përballonte edhe krizën e tanishme më mirë se sa vendet e perëndimit

Në një kohë kur Europa dhe SHBA janë duke u përballur me valën e dyrë të pandemisë, një nga mjekët më të njohur të Kinës, veterani Zong Nansan ka vetëm lajme të mira për popullin e tij. Eksperti kinez vlerëson se nuk do të ketë një valë të dytë në pjesën më të madhe të vendit.

“Në Kinë situata është e mirë. Ishte një fitore e arritur me shumë përpjekje”, thotë mjeku 84-vjeçar.

Në vend që të lufotne pandeminë populli kinez bëri një sakrificë të madhe. Qytete me miliona banorë u izoluan nga bota për javë të tëra. Falë izolimit, testimeve masive dhe gjurmimeve, Kina ja ka dalë shumë më mirë se vendet e tjera, shkruan Cnn grek.

Sipas autoriteteve vendase, prej disa muajsh Kina po shënon shifra të ulëta infektimesh, ndërkohë që jeta dhe ekonomia në vend po i kthehen normalitetit. Ekonomistët vlerësojnë se këtë vit Kina do të ketë ekonomia e vetme e madhe në botë që do të shënojë rritje./Opinion.al

Share: