Home KRYESORE Vdes GKA – Galeria Kombëtare e Artit siç po vdes ky vend?...

Vdes GKA – Galeria Kombëtare e Artit siç po vdes ky vend? Nga Meri File

Ende sot shumë prej nesh nuk e dinë se çfarë ka ndodhur në historinë e artit shqiptar këta 100 vjet.

Kjo është puna që do të bëjë ky muze.

Kam përshtypjen se shqiptarët nuk dinë të ndërtojnë një muze që për bazë të ketë qasjen didaktike.

Vite të tëra kam parë po të njëjtën linjë muzeale.

Sot u përbalt! Grumbull për t’i parë. Rrëmujë!!..

Merreni me qetësi o njerëz!!

Meqenëse nuk keni mundësi për t’i ekspozuar, krijoni mundësi ato që do të jenë linja të përhershme dhe të përkohshme brenda fondit, sipas periudhave!

Periudhat duhen shpjeguar qartë për vizitorin e tij dhe mbarë publikun.

Kjo ekspozitë ka ngërc me problemin e rishikimit dhe të rivlerësimit në historinë e artit, autorëve, ndarjes së tyre dhe vlerave.

Ekspozimi më la shije të hidhur, më trishtoi!..

Muzeun unë e konsideroj më tepër si një udhëtim në historinë e artit shqiptar.

Këtu mungon totalisht!!

Koleksionet të cilat për pamundësi hapësirash dhe për më tepër veprat në rrezik, për tu restauruar, nuk mund të ekspozohen në këtë formë.

Duhet menduar që veprat të ekspozohen në sallat e tjera në formë ciklike, çdo tre muaj. Në këtë mënyrë, publiku do të ketë mundësi të njihet me të gjitha veprat qe ka në fond GKA-ja, një fond rreth 5000 vepra arti, pasuri kombetare!

Këto janë politikat që duhet të ndjek një muze i mirëfillte?!..Ahh fond i shkretë! Kockë që dhe ajo u tretë, e ndoshta se shpejti gjen varrin të prehet, gropë e bërë gati..pranë Teatrit.

Një ekspozitë që nuk ka një sens kronologjik e cila nuk është prezantuar mirë në format, në gjuhën dhe historikun që mbart, ka dështim institucional.

E për sa kohë janë aty jepini dinjitet veprave të artistëve!

Dinjitet!!

Fjalë kyçe: GNK, Galeria Kombëtare e Artit, Meri File
Komentet

Share: