Nuk kemi pse ndjehemi ‘kokëulur’ dhe në ‘faj’ pse një vrasës i tërbuar është me prejardhje shqiptare, sepse ai nuk ka vrarë si shqiptar e as në emër të shqiptarisë.
Myslimanët duhet t’i prijnë luftës kundër terrorizmit! Duhet të bashkohen (i madh e i vogël) ta luftojnë terrorizmin, nëse duan ta shpëtojnë fenë e tyre!
Pse?
Sepse, vrasës e psikopatë si Kujtimi me shokë, kanë për qëllim ta ‘vrasin’ fenë islame, jo kalimtarë të rastit nëpër Evropë, se kalimtarët e rastit mund të jenë dhe myslimanë.
Pra, askush më shumë se feja islame nuk dëmtohet nga vrasësit dhe terroristët, që janë aq të tërbuar sa që guxojnë të thirren në emër të fesë islame, për ta bërë të duket e dhunshme, e frikshme dhe primitive.
Kushdo që i thotë vetes mysliman dhe do ta mbrojë fenë islame nga ‘vrasja’, duhet të çohet në këmbë kundër terrorizmit.
Pas disa vitesh, nëse vazhdon kështu, njerëzit do të tutën të jenë ‘myslimanë’!
Ky është qëllimi final i terroristëve.
Feja islame nuk po luftohet nga të krishterët, por nga vetë myslimanët!
Kjo është ajo gracka…
Në emër të islamit, po përgjaket feja islame.
Të vriten njerëzit nuk është lajm (fatkeqësisht), por të vritet një Religjion, është Fenomen.
Këtë po e bëjnë ‘myslimanët’ me duart e tyre.
Po e ‘vrasin’ fenë islame, me ‘dashuri’ të rreme e të përgjakshme!
Kushdo që e do fenë Islame, e mbron nga vrasësit e saj myslimanë.
Edhe profeti na udhëzoi:
Kujdes, vrasësit tuaj më të tmerrshëm i gjen në familjen tënde!
Mbroje fenë islame nga kriminelët që vrasin në emër të saj.
P.S. E them pa sherr e pa hile.
Nëse dyshon se kam hile në këtë që po e them, kurrë rehat mos u bëfsha.