Nga Ilir Kalemaj
Sipas Philip N. Hoëard, profesor i studimeve mbi internetin në Oxford i cili së fundmi ka publikuar librin “Makinat e së Genjeshtrës: Si të shpëtojmë demokracinë nga ushtritë e trollsave, robotët hilacakë, operacionet e lajmeve të rreme dhe operatorët politikë” ka më tepër se 70 qeveri sot në botë që kanë në dispozicion ushtri të tëra që kanë për synim dezinformimin e publikut të tyre. Fjala bie, Kina ka rreth 2 milionë njerëz që shkruajnë diku te 450 milionë mesazhe në vit, ndërsa Vietnami ka trajnuar rreth 10 mijë studentë për të shpërndarë mesazhe pro-qeveritare në rrjetet sociale. Ose ish-Presidenti i Meksikës që kishte rreth 75 mijë llogari në rrjete sociale që lavdëronin dhe duartrokisnin veprimet e tij dhe të partisë në pushtet.
Për mos të folu mandej për Rusinë, ku gjysma e aktivitetit në Tëitter kryhet nga bolts, që janë adresa online të automatizuara që gjenerojnë përgjigje të gatshme apo shpërndajnë statuse sipas algoritmave të caktuar. Madje dhe vendet perëndimore nuk janë imunë dhe teknika të tilla po përdoren gjerësisht dhe nga partitë tradicionale si fjala bie partia laburiste në Britaninë e Madhe ku aktivistë të saj paradokohe kishin aktivizuar një bot i cili fliste për politika të majta në rrjetin social Tinder që gjegjësisht përdoret për njohje intime.
Monopolizimi i lajmit nga një binom mes gjigandëve të rrjeteve sociale dhe politikanëve më influentë e bën të vështirë rrugën drejt demokracisë. Në fakt dizinformacioni si mjet i luftës politike jo vetëm brendapërbrenda një vendi por vencarisht mes shtetesh është dicka që ka ekzistuar me kohë dhe vetëm është amplifikuar së fundmi për shkak të teknologjisë më të avancuar, siç vë në pah dhe Thomas Rid në librin e tij të fundit “Masa Aktive: historia sekrete e dizinformimit dhe luftës politike”.
LEXO EDHE Vota e emigrantëve, Braho: Nuk zgjidhet me një VKM, nuk kemi një regjistër
Sot në konfigurimin e ri global ku përplasjet gjeopolitike kanë sjellë dhe maksimizimin e kërcënimeve jo-konvencionale vencarisht duke përdorur sulmet kibernetike apo trollat dhe boltet për të dizinformuar kundërshtarin, kërcënimet janë kësisoj të një rangu krejt tjetër dhe kërkojnë forma reagimi krejtësisht të ndryshme nga ato të luftës së ftohtë apo edhe të viteve 90-të dhe të dekadës së parë të shekullit të 21. Pikërisht për këtë flet dhe libri i Ben Buchanan “Hakeri dhe Shteti: sulmet kibernetike dhe normaliteti i ri i gjeopolitikës”, botuar së fundmi nga shtëpia botuese e mirënjohur Harvard University Press.
Sot qeveritë shpenzojnë shumë më tepër për të ruajtur kontrollin monopolistik mbi format e reja të shtypit që gjegjësisht dominohen nga portalet apo blogjet e pavarur. Synimi është të propagandohet zellshëm puna e qeverive, denigrohet kundërshtari politik, të relativizohen zërat kritikë, të neutralizohen memet e suksesshme, të karikaturizohen aktivistë të ndryshëm, të baltosen oponentë të regjimit e kështu me radhë.
Në disa raste si këtej nga mëhalla jonë, kontrolli i drejtëpërdrejtë dhe indirekt mbi studiot televizive nuk ka mjaftuar, por janë krijuar edhe televizione qeveritarë të financuar kushedi nga cili xhep buxhetor ndërkohë që kasetat dhe kandidatët manchurianë që dalin të mësuar përmendësh ende nuk kanë firuar nga skena publike. Madje shkohet më tej përmes kërcënimit me gjoba dhe sanksione në emër të anti-shpifjes e kundërshtuar njëzëri nga aktivistë të shoqërisë civile brenda vendit por dhe krejt organizatat ndërkombëtare në bllok si rrallëherë më parë. Pasi lajmi së pari dhe mbi të gjitha duhet të kalojë nga ai që ka krejt pushtetet në vend./BoldNews.al