Home KRYESORE Festat e fundvitit, Rakacolli: Rregullat që do të ndiqen për të festuar...

Festat e fundvitit, Rakacolli: Rregullat që do të ndiqen për të festuar jashtë

Mënyra sesi shqiptarët do t’i festojnë këto festa fundviti do të varet nga mënyra sesi do të jetë situata epidemiologjike në vend në vijim.

Në një konferencë të mbajtur për mediat, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se për momentin janë në fuqi pa afat rregullat aktuale anti-Covid.

Pra, deri më tani, për festa, në bare dhe restorante mund të mblidhen vetëm 10 persona dhe këto biznese mbyllen pas orës 22.00.

“Jemi akoma disa javë larg Krishtlindjeve. Dhe situata shikohet që po ndryshon me shpejtësi. Jemi sot në vendimin që nuk do të ketë më shumë se 10 veta në bare e restorante dhe do të jenë të mbyllura pas orës 22.00. Dhe, thamë që kjo është pa afat. Do të shohim sesi do shkojë më vonë dhe ndoshta mund të ndryshojë , shpresojmë të ndryshojë për mirë.”

Ndërsa e pyetur nga gazetarja e ABC Ajgena Korbi se kur do të nisë zbatimi i testeve të shpejta, zonja Rakacolli tha se ato do të jenë prezente në Shqipëri.

“Testet e shpejta, do të jenë brenda dhjetorit prezente në Shqipëri. Dhe do të fillojnë menjëherë. Janë bërë të gjitha protokollet dhe gjithë strategjia se ku dhe si do të përdoren.” s.b/abcnews.al/

Share: