Joe Biden është zyrtarisht presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fjalën e fundit e thanë anëtarët e Kolegjit Elektoral të cilët miratuan rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, hapi i fundit i demokratit drejt Shtëpisë së Bardhë.
Votimi erdhi pasi zgjedhësit e Kalifornisë vlerësuan fitoren masive të Biden me 5 milionë vota muajin e kaluar. Ai e kaloi pragun prej 270 votash elektorale të nevojshme për të siguruar presidencën.
Ky moment, shpallja zyrtarisht e fituesit ka marrë një rëndësi të veçantë në këtë zgjedhje për shkak të refuzimit të Presidentit Donald Trump për të pranuar se ai humbi garën presidenciale .
Në fjalën e tij të parë si president zyrtar, Joe Biden iu drejtua kombit duke u shprehur se demokracia u vu në provë por në fund të fundit fitoi./EuroNews.al