Home KRYESORE Kryetar i PS? Veliaj: Nuk është ambicja ime

Kryetar i PS? Veliaj: Nuk është ambicja ime

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka treguar ditën e sotme se nuk e ka ambicje marrjen e drejtimit të Partisë Socialiste.

Gjatë intervistës në ABC News, Veliaj, ka kometuar  edhe raportin Saimir Tahirin dhe situatën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Është hera e parë që PS-ja shkon pa asnjë bijë, fraksion në fushatë dhe kundërshtari ynë shkon me 5 parti të tjera, që kanë dalë, qoftë edhe kjo logjikë na jep epërsi. Megjithatë, mallkimi ‘të hiptë vetja në qejf është më i rrezikshmi”. Jemi me këmbë në tokë sikur jemi ne në opozitë.”- është shprehur Veliaj gjatë intervistës.

Pjesë nga intervista e Erion Veliajt:

Si është atmosfera në PS përpara zgjedhjeve, kush është rivali yt më i fortë?
Kam sfiduar rivalë, por Basha nuk pranoi në Tiranë, Monika Kryemadhi nuk pranoi

Kisha parasysh Saimir Tahirin….
As unë dhe as Saimir nuk kemi pasur kurrë rivalitet

Kështu ju shihte publiku…
Kemi qenë në ministri të ndryshme dhe kemi pasur super bashkëpunim. Është e gjitha një legjendë urbane. Është hera e parë që PS-ja shkon pa asnjë bijë, fraksion në fushatë dhe kundërshtari ynë shkon me 5 parti të tjera, që kanë dalë, qoftë edhe kjo logjikë na jep epërsi. Megjithatë, mallkimi ‘të hiptë vetja në qejf është më i rrezikshmi”. Jemi me këmbë në tokë sikur jemi ne në opozitë.

Me këmbë në tokë apo keni frikë se ju konsumon pushteti?
Sondazhet na japin një epërsi 2 me 1 me PD. Por ky nuk është argument për vetëkënaqësi dhe gjithë porositë që jap janë “të jemi të përulur, dimë të kërkojmë ndjesë, durim, punë, punë, punë”.

Është ambicia e Erion Veliajt për t’u bërë kryetari i PS-së, pas Edi Ramës?
Jo, nuk është fare ambicia ime.

Nëse do të duheshe nesër do të ishte i përgatitur mjaftueshëm për ta përballuar këtë post?
Besoj që me del e më tepron një punë e jashtëzakonshme për qytetin e zemrës sime, që është Tirana.

Share: