Home KRYESORE Kufizimet, ambasada shqiptare në Berlin jep njoftimin e rëndësishëm

Kufizimet, ambasada shqiptare në Berlin jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada shqiptare në Gjermani përmes një njoftimi ka bërë me dije se shërbimi konsullor në Berlin do të pezullojë të gjitha takimet nga 16 dhjetori 2020 deri më 10 janar 2021 në zbatim të masave anti-COVID të marra nga qeveria gjermane.

Ambasada thekson se për aplikimet që do të bëhen në platformën SHKO në periudhën 16 dhjetor 2020 deri 10 janar 2021, datat e takimeve do të caktohet pas datës 10 janar 2021, gjithnjë edhe në varësi të vendimeve që do të merren nga shteti Gjerman për periudhën pas datës 10 janar 2021.

Ndërkaq, përjashtim do të bëhet vetëm për rastet shumë urgjente si leje kalimi për raste urgjente shëndetësore apo familjare dhe për lëshim vërtetimi për transport trupi.

Njoftimi i plotë:

Njoftim i rëndësishëm për shtetasit shqiptar që jetojnë në Gjermani!

Në zbatim të vendimit të marrë nga Qeveria Gjermane për mbylljen e plotë të të gjithë veprimtarisë së subjekteve private dhe të institucioneve shtetërore, ju njoftojmë se nga data 16 dhjetor 2020 deri 10 janar 2021, Sektori Konsullor i Ambasadës së RSH në Berlin pezullon të gjitha takimet dhe shërbimet konsullore.

Ambasada në Berlin ka trajtuar të gjitha aplikimet e bëra deri me datë 15 dhjetor 2020, ndërsa për aplikimet që do të bëhen në platformën SHKO në periudhën 16 dhjetor 2020 deri 10 janar 2021, datat e takimeve do të caktohet pas datës 10 janar 2021, gjithnjë edhe në varësi të vendimeve që do të merren nga shteti Gjerman për periudhën pas datës 10 janar 2021.

Përjashtim do të bëhet vetëm për rastet shumë urgjente (1- leje kalimi për raste urgjente shëndetësore apo familjare dhe 2-) për lëshim vërtetimi për transport trupi.

Shtetasit shqiptar të cilëve u është caktuar nga institucionet gjermane largimi nga Gjermania në periudhën 16 dhjetor 2020 deri 10 janar 2021 e që nuk kanë dokument udhëtimi të vlefshëm duhet të kërkojnë vetë te pala gjermane shtyrjen e afatit pas datës 11 janar 2021. Nëse pala gjermane refuzon njoftoni me email ambasadën te adresa emailit: [email protected] , dhe më pas rasti vlerësohet nga ambasada për trajtim të mëtejshëm.

Duke ju falendënderuar për mirëkuptimin ju urojmë shëndet ju dhe familjeve tuaja!

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin, Gjermani./Opinion.al

Share: