Home KRYESORE Kuvendi miraton Komisionin e Posaçëm për raportin e Dick Marty

Kuvendi miraton Komisionin e Posaçëm për raportin e Dick Marty

Ditën e sotme kuvendi ka rrëzuar me 83 vota pro dekretin e presidentit Ilir Meta për Ligjin e policisë së shtetit.

Ndërkohë, Kuvendi i ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty. Deputetët votuan me 85 vota pro, 12 kundër dhe 4 abstenim përbërjen e komisionit të Posacëm i cili do të drejtohet nga deputeti Ulsi Manja.

Nga mazhoranca anëtarë do të jenë Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj. Nga opozita parlamentare anëtarë janë Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Enver Roshi. Pjesë e komisionit do jetë edhe deputetja Elena Xhina. Propozimi për ngritjen e tij erdhi disa javë pasi në Gjykatën e Hagës janë dërguar me akuza për krime lufte ish-udhëheqës të UÇK-së./ Opinion.al

Share: