Home KRYESORE Masat anti-Covid/ Ndryshon orari i meshës së Krishtlindjes

Masat anti-Covid/ Ndryshon orari i meshës së Krishtlindjes

Besimtarët katolikë do të marrin pjesë më meshën e Vigjiljes së Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit në dy orare të ndryshme, për shkak të ndryshimit të orës policore nga autoritetet.

Arqipeshkvia Metropolitane Tiranë -Durrës njoftoi besimtarët se kremtimet e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit, Tiranë do të zhvillohen në orën 16:00 dhe 18:00, më 24 dhjetor, ndërsa mesha e ditës së Krishtlindjes do të zhvillohet në orën 11:00 dhe ajo e pasdites, në orën 17:00.

Ditën e djeshme Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që prej 24 dhjetorit, lëvizja e lirë do të jetë e ndaluar nga ora 20:30 deri në orën 06:00, për të frenuar përhapjen e koronavirusit gjatë festave të fundvitit.

Më herët, në një letër drejtuar kryetares së komitetit teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli, Kryeipeshkvi i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot George Frendo, theksonte se masat e reja diskriminonin komunitetin katolik, për shkak se ishte i vetmi që e kremtonte natën Krishtlindjen./Opinion.al

Share: