Home Gjeo-Ekonomia Minishengeni/Vjosa Osmani: Projekt që nuk favorizon Kosovën dhe Shqipërinë

Minishengeni/Vjosa Osmani: Projekt që nuk favorizon Kosovën dhe Shqipërinë

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë konferencës së zhvilluar me Presidentin Meta ka folur edhe për “Minishengenin ballkanik”.

Osmani deklaroi se ky projekt nuk e favorizon Kosovën dhe Shqipërinë për këtë arsye ka shpresë për ta bindur kryeministrin Rama që të ndryshojë qëndrim

Ndër të tjera, Vjosa Osmani  tha se do kërkoj të ketë dokumentin për këtë iniciativë pasi vetëm flitet por nuk ka asnjë dokument që tregon se çfarë është ky minishengen.

“Sa i përket minishengenit kam akoma të njëjtin qëndrim. Ia kam përcjellë kryeministrit Rama gjatë vizitës në nëntor dhe do ta përsëris të njëjtën gjë edhe nesër. Ka shumë argumente në bazën të të cilave ne kemi ndërtuar atë qëndrim dhe natyrisht shpresa ka qenë që ne ta bindim zotin Rama që ky nuk është projekt që favorizon Kosovën por dhe Shqipërinë. Por si duket ai e bindi kryeministrin Hoti që ta nënshkruajë marrëveshjen e Washingtonit, e cila ndër të tjera i referohet kësaj marrëveshjeje. Ajo çka do kërkoj si ushtruese e detyrës së Presidentit të Republikës dhe si kryetare të Kuvendit të Kosovës  është ta kemi dokumentin, sepse ne akoma vetëm flasim, por nuk kemi asnjë dokument se çfarë është ky minishengen. Mendoj që nga fillimi është gabim pasi parimi bazë që iniciativat rajonale të ecin është parimi i gjithëpërfshirës.  Kjo iniciativë nuk e ka përfshirë Kosovën nga fillimi, nuk është konsultuar Kosova. Presidenca nuk është njoftuar se çka zyrtarisht kjo iniciativë e ka qëllimin. Kemi iniciativa të tjera që përkundër mbështetjes së madhe ndërkombëtare, Serbia nuk i ka zbatuar. Mund të duket si një iniciativë që ka qëllimin e njëjtë por e mira do ishte të shkrihej në iniciativat e tjera”,  deklaroi Osmani./ Opinion.al

Share: