Home Gjeo-Ekonomia Miratohet marrëveshja, lëvizje e lirë Shqipëri-Serbi me karta identiteti

Miratohet marrëveshja, lëvizje e lirë Shqipëri-Serbi me karta identiteti

Është miratuar marrëveshjes për lëvizjen e lirë Shqipëri-Serbi me karta identiteti.

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e zhvilluar nga Këshilli i Ministrave.

Kujtojmë që kjo është një marrëveshje  e nënshkruar në nëntor mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit online për Shengenin Ballkanik, në prani edhe të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev.

Gjithashtu në të njëjtn takim të zhvilluar 1 muaj më parë midis tre vendeve u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi për luftën ndaj koronavirusit.

Rama e ka quajtur këtë marrëveshje një hap të rëndësishëm, sepse shqiptarët  do të kenë lëvizje të lirë me vendet e Ballkanit, përfshirë këtu edhe Serbinë ku mund të udhëtojmë edhe pa dokumente. I njëjti vlerësim ka ardhur dhe nga ana e Presidentit serb.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

MIRATIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, PËR LËVIZJEN E NDËRSJELLË TË SHTETASVE, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.10474, DATË 27.10.2011

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi:

Miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve, ratifikuar me ligjin nr.10474, datë 27.10.2011, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./Opinion.al

Share: