Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo është ndër të parët që është ndodhur në vijën e parë të betejës me C.OVID19.
Ai shton se kjo sfidë ishte për të një “suprizë” në prag të pensionit.
Duke mos harruar betimin që ka bërë si mjek, Kalo ka dhe një mesazh për kritikët duke u shprehur: “Mes Mantelbardhëve ka edhe Mantelnjolltë, por ata janë shumë-shumë më të pakët në numër, andaj ata/ato nuk do të mundet kurrë të lëndojnë e të ndotin thelbësinë dhe dlirësinë e betimit të mësipërm”.
REAGIMI I PLOTE
KOHË KOVIDIANE….1.12.2020….Muaj të mbarë të afërm, miq, kolegë e dashamirës….1.09.1976 – 1.12.2020, 44 vite të përjetuara në më të shumtën e tyre në mjediset e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive “Nikolla Dushniku”, QSUT “Nënë Tereza”, aty ku nisa leksionin e parë të Fakultetit të Mjeksisë dhe aty ku sot është e përditëshme përballja jonë me sfidën ndaj Infeksionit Sars-Cov2/C.ovid-19 ….
Dera e parë në të djathtë të Pavjonit të parë është dera e zyrës ime, ndoshta më modestja në hapsirë për cilindo mjek në çdo vend të rruzullit, POR që kurrë nuku është e vogël për nga mirësia, përkujdesi, ngrohtësija dhe dashurija që ajo bart….
PRAGPENSIONI më ofroj edhe një suprizë tjetër para se ai të trokas përfundimisht në këtë derë, përballjen me “flamën mbarëbotërorë të Shekullit të XXI”, sfidë të cilën e kam pranuar që prej ditës së parë sepse jetët tona vlejnë dhe u shërbejnë ruajtjes dhe mëkëmbjes së jetëve të atyre, që vuajtën, po vuajnë dhe do të vuajnë infeksionin jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-C0v2/C.ovid-19….
Mbështetja psikologjike e të sëmurëve tanë është po aq parësore sa edhe mjekimi, sidomos në kushtet e izolimit të tyre nga të afërmit dhe shoqëria, andaj dhe prania në mesin e dhomave të të sëmurëve e një mjedisi pune të një mjeku, bart rreziqe për shëndetin e tij, POR njëkohësisht një prani e tille bart shumë optimizëm e shpresë se jeta vijon e do të vijojë edhe në kushtet e një Pandemije….
Si një MANTELBARDHË jam betuar që: “Do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër.
Do të aplikoj mënyrat e trajtimit sipas aftësisë dhe gjykimit, në të mirë të pacientëve të mij, duke i mbrojtur ata nga dëmtimet dhe padrejtësitë.”….
BETIMI i ynë është i SHENJTË, andaj shënjtërinë e tij nuku e kam lejuar dhe kurrë nuku do të lejoj t’a cënojë asnjë individ politikan ose një grupim politik i çdo spektri të saj si majtas edhe djathtas, po ashtu nuku do të lejoj të cënohet edhe nga asnjë militant i verbër, koleg mediokër apo gjithollog….
”PORDHITIKA” dhe “GJITHOLLOGJIA” largohen shpejt nga era e ditëve apo e viteve të jetës së një shoqërie, POR njërëzimi mbetet dhe t’i shërbesh atij është e paçmimtë dhe tejet e vlertë….
PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESIONALIZMI i imi dhe i kolegëve të mi, do të jenë kurdoherë në shërbimin tuaj….Mes Mantelbardhëve ka edhe Mantelnjolltë, por ata janë shumë-shumë më të pakët në numër, andaj ata/ato nuk do të mundet kurrë të lëndojnë e të ndotin thelbësinë dhe dlirësinë e betimit të mësipërm….Ju dua, ju duam dhe jemi aty për ju Bashkëkombasit e mi, në vijën e parë të përballjes me sfidën e infeksionit nga Sars-Cov2/C.ovid-19…..MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh janë simbioza e suksesit në këtë përballje të madhe të këtij shekullit….TOGETHER FOREVER!!!