Home KRYESORE Polici vrau 25-vjeçarin, qytetarët do të protestojë përsëri sot

Polici vrau 25-vjeçarin, qytetarët do të protestojë përsëri sot

Qytetarët do të protestojnë përsëri ditën e sotme për vrasjen e Klodian Rashës, i cili u ekzekuta ngë një efektiv policie pasi theu orën policore dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.

Mësohet se një tjetër protestë është paralajmëruar sot në orën 16:00, pavarësisht se tubimet nuk lejohen për shkak të masave anti-COVID.

Mbrëmjen e djeshme zemërimi i qytetarëve shkaktoi dëme materiale në institucione, ndërsa mbetën të plagosur dhe disa policë.

Qytetarët kërkojnë drejtësi për vrasjen e të riut si dhe kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm u bë me dije se tre organizatorë të protestës janë arrestuar dhe 8 persona të tjerë janë shpallur në kërkim./ Opinion.al

Share: