Home KRYESORE Qytetarët po arrestohen se protestuan, Basha poston foto të Ramës në SHBA

Qytetarët po arrestohen se protestuan, Basha poston foto të Ramës në SHBA

Teksa qytetarët po arrestohen dhe procedohen penalisht për shkak të protestës që zhvilluan pasditen e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës, kreu i PD, Lulzim Basha i ka kushtuar përsëri vëmendje vizitës së kryeministrit Rama në SHBA.

Basha ka postuar në rrjetet një foto ku shihet Rama në një qendër tregtare në SHBA dhe protestuesit, ndërsa shkruan se “Qytetarët shqiptarë meritojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten!”.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm u bë me dije se tre organizatorë të protestës janë arrestuar dhe 8 persona të tjerë janë shpallur në kërkim/ Opinion.al

Share: