Home KRYESORE Sali Berisha: Nuk e kam vizituar kurrë Enver Hoxhën

Sali Berisha: Nuk e kam vizituar kurrë Enver Hoxhën

Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”, Sali Berisha ka deklaruar se më karrierën e tij profesionale, kurrë nuk e ka vizituar Enver Hoxhën dhe asnjëherë familja e tij nuk e ka kërkuar atë si mjek për të vizituar Hoxhën.
Njëkohësisht, Berisha tregoi se e kishte patur ofertën për të qenë mjek i Klinikës Special por nuk ka dashur ta pranojë.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: A keni vizituar ju udhëheqës të lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë në atë kohë?

Sali Berisha: Është e vërtetë që unë kam vizituar anëtarë të Byrosë Politike, disa, Hysni Kapon, Haki Toskën. Por s’kam qënë kurrë mjek i Klinikës Speciale, nuk kam pranuar kurrë të ndërroj borderon.

Blendi Fevziu: E ke patur si ofertë?

Sali Berisha: E kam patur sigurisht si ofertë, por nuk e kam pranua?

Blendi Fevziu: Pse nuk donit të shkonit si mjek në Klinikën Speciale?

Sali Berisha: Unë isha i pasionuar pas të sëmurëve dhe kërkimve e shkencore. Faktikisht mjekët aty ishin shoqërues. Por unë nuk kam pësuar asgje nga ky refuzim. Dhe e fundit kjo, unë nuk kam vizituar kurrë Enver Hoxhën, dhe kurrë familja Hoxha s’më ka ftuar ndonjëherë të vizitoj Enver Hoxhën./Opinion.al

Share: