Home KRYESORE Si do të merren pa pagesë barnat kundër koronavirusit?

Si do të merren pa pagesë barnat kundër koronavirusit?

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndodhej në Qendrën Shëndetësore nr.2 në Tiranë, ku ka shpjeguar se si do të funksionojë rimbursimi i barnave për personat e infektuar me COVID-19.

Manastirliu është shprehur se një i prekur nga koronavirusi fillimisht duhet të komunikojë me mjekun e familjes. Pas kësaj, mjeku i jep atij recetën bashkë me një kod unik, me të cilin pacienti paraqitet në farmaci.

Pasi sheh kodin unik, farmacia i siguron pacientëve barnat për koronavirusin të rimbursuara me të cilat mund të trajtohet në shtëpi.

E gjithë procedura vlen për të sëmurët me simptoma të lehta apo të mesme, ndërsa nëse situata rëndohet është mjeku i familjes që e vlerëson dhe më pas ai mund të trajtohet në spital.

Share: