Home KRYESORE 190 mjekë dhe infermierë u vaksinuan në tre ditë, shqetësimi i vetëm...

190 mjekë dhe infermierë u vaksinuan në tre ditë, shqetësimi i vetëm që patën

Nga Ajgena Korbi

Në tetë tryeza në stadiumin “Air Albania” infermierë nga qendrat shëndetësore të Tiranës presin për të vaksinuar kundër koronavirusit bluzat e bardha nga tre spitalet Covid.

Në ditën e katërt të vaksinimit janë planifikuar rreth 70 persona.

Kryevaksinatorja Manjola Shtylla na tregon se listat emërore iu vijnë çdo ditë nga drejtuesit e spitaleve me orare të përcaktuara.

Çdo persona përpara se të ulet për tu vaksinuar duhet të plotësojë të dhënat personale në këtë formular miratimi dhe duhet ti  përgjigjet pyetjeve të mjekëve për gjendjen e tij shëndetësore.

Ndonëse të parët që kanë marrë vaksinën kanë qenë mjekë e infermierë doktoreshë Vjollca Pallaveshi na tregon se nuk kanë munguar paqartësitë.

“Pjesa e e alergjive është ajo që pyesin më shumë. Në rastet kur ka një alergji ndaj produkteve kozmetike dhe duhet parë edhe te alergjitë ushqimore dhe në rastet kur ka pasur alergji të rënda nga përdorimi i ndonjë vaksine tjetër”, thotë ajo.

Personi i nënshtrohen vaksinimit vetëm pas vlerësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Mjekja tregon se nuk kanë munguar rastet kur kanë kthyer mbrapsht kolegë të tyre. Ndërsa pas injektimit të vaksinës thotë se nuk kanë konstatuar probleme.

“Ndonjë dhimbje krahu dhe shenja të tjera nuk ka pasur. Nuk kemi pasur refuzime”, shpjegon ajo.

Ndërsa procesi vijon vaksinat në stadiumin “Air Albania” sipas kryevaksinatores Manjola Shtylla mbahen në frigorifer në temperaturë 2 deri në 8 grade celcius por ne nuk na u lejuam ti filmojmë.  Në tre ditët e para të fushatës së vaksinimit kundër Covid 19 në vendin tonë kanë marrë vaksinën  190  mjekë dhe infermierë. /abcnews.al

Share: