Home KRYESORE 32-vjeçari shkon të dhunojë ish-bashkëshorten, por përfundon në spital

32-vjeçari shkon të dhunojë ish-bashkëshorten, por përfundon në spital

Një 32-vjeçar është vënë në pranga këtë të premte në Kavajë, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” që i kishte vendosur gjykata dhe ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike kundër saj.

Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi me inicialet K.D., banues në Rrogozhinë , i cili akuzohet për dy vepra penale “Dhuna në familje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjatë konfliktit mes 32-vjeçarit dhe ish-bashkëshortes janë përfshirë dhe dy persona të tjerë. Autoritetet njoftojnë se G.B. dhe F.V. kanë qëlluar 31-vjeçarin, i cili tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Këta të fundit po hetohen në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë.  Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij e cila u pajis me Urdhër të Menjëhershëm të Mbrojtjes.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit G. B dhe F. V., pasi kanë ndërhyrë gjatë konfliktit nëpërmjet shtetasve të lartpërmendur duke goditur shtetasin K. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” në ngarkim të shtetasit K. D (i arrestuar) dhe për veprën penale “Plagosje e lehtë në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve G. B dhe F. V, të proceduar në gjendje të lirë”.

Share: