Home KRYESORE Akuzat e Ramës ndaj BE/ Basha: Fajin e ka Tirja i qeverisë

Akuzat e Ramës ndaj BE/ Basha: Fajin e ka Tirja i qeverisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Rama nga Kuvendi, ku përsëriti akuzat ndaj Bashkimit Europian se e anashkaloi Ballkanin Perëndimor për shpërndarjen e vaksinës antiCOVID.

Kryedemokrati ka theksuar se Rama fajëson të tjerët për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë. Sipas tij, BE ka qenë dhe është pranë vendit tonë në ditë të mira e të vështira.

“Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon, numrin më të lartë të qytetarëve që humbën  vendin e punës, ndihmën më të vogël ekonomike që një qeveri ka dhënë për qytetarët e saj.

Ka hajdutërinë më të lartë në Europë ndërsa Tirja në krye të qeverisë si asnjë kryeministër tjetër vazhdon të sulmojë BE-në. Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët dhe u mohon edhe bukën e fëmijëve.

Edhe një herë Rama fajëson të tjerët për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë. BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira. Mirënjohja e shqiptarëve nuk do të mungojë kurrë.

Pas 25 prillit ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur drejt destinacionit tonë të vetëm që është integrimi në BE”, shkruan Basha./Opinion.al

Share: