Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg Ronida Hysën, infermieren e Infektivit, të akuzuar për vjedhjen e parave të një pacienti të vdekur në spialin COVID-1.
Mësohet se Hysa e ka pranuar krimin duke thënë se e ka kryer për arsye ekonomike. Sipas hetimit, Hysa ka bërë tërheqje në disa bankomate.
Denoncimi u publikua në emisionin Stop, ku djali i viktimës deklaronte se babai i tij ishte vjedhur, pasi kishte ndërruar jetë. Në total, pacientit në fjalë iu morën 60 mijë lekë.
Ronida Hysa është arrestuar dy ditë më parë në Tiranë. 30-vjeçarja akuzohet për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”./Opinion.al