Bulqizë- Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës, për shkak se akuzohet për dhunë fizike ndaj nënës se tij.
I arrestuari është L. Xh., 41 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë. Ky person në banesën e tij është konfliktuar me nënën duke e dhunuar e goditur në trup me një send të fortë (dru) e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij, arrestohet në flagrancë nga Policia 41-vjeçari.
Gjatë kontrollit fizik në momentin e shoqërimit policia i gjeti në trup edhe dy thika.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë , menjëherë pas njoftimit të marrë se në një banesë djali po dhunonte nënën duke i rrezikuar jetën , menjëherë kanë shkuar në adrësën e dhënë duke bërë neutralizimin dhe prangosjen e personit, i cili në momentin e kapjes nga policia, gjatë kontrollit fizk ju gjetën në trup edhe dy armë të ftohta thikë.
Në pëfundim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi :
L. Xh., 41 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.
Ky shtetas në banesën e tij është konfliktuar me nënën duke e dhunuar e goditur në trup me një send të fortë (dru) e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Top Channel