Intervistë për Albspirit me shkrimtarin dhe studiuesin britanik, Dr. David Harrison
Intervistoi Mevi Rafuna
Dr. David Harrison mbrojti me sukses doktoratën e tij mbi historinë e Masonerisë Angleze në Universitetin e Liverpoolit, Angli në vitin 2008. Ai është autori i dhjetra librave mbi historinë e Masonerisë, siç janë: ‘Zanafilla e Frimasonerisë’, ‘Ritet e fundit dhe ritualet e Freemasonizmit’, etj.
- Si u njohët për herë të parë me shqiptarët?
Kryesisht përmes interesimit tim për personalitetet historike shqiptare si Skënderbeu dhe Ali Pashë Tepelena, me të cilët u njoha me anë të interesimit tim për poetin e njohur anglez Lord Bajron.
- Dhe me Kosovën, si pjesë e Shqipërisë, ç’mund të thoni?
Kosova është një shtet i ri , i bukur, i pavarur, një demokraci e re që ka një të ardhme shumë të ndritshme. Është koha që njerëzit të punojnë për këtë shtet të ri, ta ndërtojnë atë dhe gjithashtu që politikanët të mbajnë besimin e popullit dhe të krijojnë një demokraci të re, të fortë në peizazhin politik të Evropës. Mbi të gjitha, ka pasur shumë sakrifica për këtë liri dhe Kosova do të ketë një të ardhme të shkëlqyer, pasi ka shumë njerëz me energji që duan të kontribuojnë për këtë komb të madh.
- Pse jeni interesuar për historinë dhe kulturën shqiptare?
Fillimisht jam nxitur nga tërheqjen e aventurierëve dhe studiuesve anglezë që erdhën në Shqipëri në të kaluarën, si John Newport me Skënderbeun dhe Lord Bajron me Ali Pashë Tepelenën. Gjithashtu, diplomatët e hershëm anglezë si Sir Harry Eyres dhe Colonal Stirling, të cilët në vitet 1920, patën një ndikim të madh në Shqipëri, duke qenë se Eyres ishte diplomati i parë i huaj atje. Ata të gjithë duket se janë pranuar në Shqipëri dhe të gjithë dukej se kishin gjetur një mikpritje tjetër nga shtëpia e parë këtu në Angli. Kur jam këtu, shpesh mendoj për këta anglezë pasi jam i qetë sepse ndihem njësoj si në viset shqiptare ashtu edhe në vendin tim.
- A keni kontakte të drejtpërdrejta me personalitete shqiptare?
Unë jam shumë miqësor me familjen e Sofie Kastriotit dhe ajo më ka krijuar mundësinë për t’u njohur me shumë personalitete të tjera në Kosovë; ata më kanë dhënë këshilla për aspekte të ndryshme të shqiptarëve.
- Në botën britanike njihet heroi ynë kombëtar, Skënderbeu, Fituesja e çmimit Nobel për Paqen Nënë Tereza, aktori shqiptar Bekim Fehmiu dhe fitues ‘Man Man Booker International’, shkrimtari Ismail Kadare; ç’mund mund të thoni për këto personalitete?
Jam shumë i njohur me të gjithë personalitetet e mësipërme. Aktori Bekim Fehmiu është i preferuari im, veçanërisht filmi i tij për Count Cagliostron, i cili është i preferuari i të gjitha kohërave, pasi Cagliostro ishte një frimason me ndikim për të cilin kam shkruar në një nga librat e mi ‘Ritet e humbura dhe ritualet e frimasonerisë’.
- Por në Angli janë dy këngëtaret e njohura shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa, mendimi juaj?
Ata janë këngëtarë fantastikë. Ka edhe shumë muzikantë të tjerë të shkëlqyeshëm shqiptarë, veçanërisht më pëlqen Bebe Rexha dhe, duke qenë historian, më pëlqen shumë muzika popullore shqiptare, e cila ruan një tingull që mund të gjendet në muzikën mesjetare evropiane.
- Cili është mesazhi juaj për shqiptarët?
Shqiptarët duhet të jenë shumë krenarë për të kaluarën e tyre, pasi kombi ka qenë gjithmonë jetik për mbijetesën e Evropës. Për shembull, John Newport thoshte se ‘nëse nuk do të egzistonte rezistenca e Skënderbeut, pushtimi i Evropës do të jetë një fakt, nuk ka asnjë fuqi tjetër të aftë t’i rezistojë turqve nëse bie fortesa shqiptare’. Kjo tregon sesi shqiptarët janë pjesë thelbësore e shoqërisë evropiane. Ekziston një histori tjetër që më pëlqen që më është thënë nga një akademik shqiptar nga Kosova i quajtur Ylli Prebibaj, ku spiuni anglez Morton Frederick Eden, në vitin 1919, po udhëtonte në një makinë me mikun e tij shqiptar, Zëvendës Kryeministrin Preng Bib Doda. Makina u ndalua nga kriminelët dhe Doda u tha atyre: ‘Më vrisni mua, ju lutem, por mos e qëlloni mikun tim sepse ai është në besën time’. Në një akt të dhunshëm të hapur, siç është kjo, tradita shqiptare ka ende një respekt për të huajt në vendin e tyre.
Për më shumë për këtë autor shikoni linkun më poshtë: