Home KRYESORE “Erdha për kanabis më të lirë”, i riu shqiptar çudit policët britanikë:...

“Erdha për kanabis më të lirë”, i riu shqiptar çudit policët britanikë: Vendimi i gjykatës i jep fund çdo justifikimi

Policia britanike ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar pasi i gjeti një sasi kanabisi në makinë. Në momentin e ndalimit në rrugë, policët ndjenë aromën e kanabisit në makinën e tij duke bërë që të kërkonin më tepër, shkruan abcnews.al.

Pasi gjetën kanabisin me vlerë 900 paund në makinë, policët e pyetën atë për lëndën narkotike, por shqiptari 21-vjeçar i quajtur Atiljo Abedini, sipas mediave britanike, i ka thënë se e kishte për përdorim personal.

I riu shqiptar i tha më pas gjykatësit se kishte shkuar nga Londra për në Hull pasi këtu ishte kanabisi ishte më i lire se në kryeqytet.

Por, gjykatësi nuk e ka pranuar këtë argument duke theksuar se i riu shqiptar në fakt ishte duke shpërndarë lëndë narkotike. Lidhur me këtë, gjykata vendosi deportimin e tij për në Shqipëri.

360grade.al

Share: