Home Gjeo-Ekonomia Greqia mban të mbyllura hyrjet nga Kapshtica deri më 8 Shkurt

Greqia mban të mbyllura hyrjet nga Kapshtica deri më 8 Shkurt

Autoritet greke kanë vendosur të mbajnë të mbyllur kufirin me Shqipërinë në pikën doganore të Kapshticës, deri më 8 Shkurt.

Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit, Korçë që përcjell njoftimin.

Sipas njoftimit pala greke bllokon hyrjet nga Shqipëria drejt Greqisë, ndërsa lejon në orar të kufizuar kalimet nga Greqia drejt Shqipërisë.

Njoftimi

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 08.02.2021.

Sqarojmë se deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

Share: