Home KRYESORE I dënuar me burg për vrasje, arrestohet ish-efektivi i FNSH

I dënuar me burg për vrasje, arrestohet ish-efektivi i FNSH

Është arrestuar në Shkodër ish-polici i FNSH, Ylli Ceka, i cili është dënuar nga gjykata me 11 vite burg për vrasjen e shtetasit Edvin Vogli më 11 dhjetor të vitit 2010.

Ai u arrestua teksa lëvizte në lagjen Sarreq të Shkodrës, ndërsa mësohet se do të dërgohet në komisariatin e Tiranës për procedura të mëtejshme.

Ceka e ekzekutoi Voglin me armën e punës për motive pronëse. Për këtë krim, në vitin 2016 gjykata e shpalli fajtor Cekën dhe e dënoi me 11 vite burg. Mbi ish efektivin rëndojnë akuzat “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armës dhe municionit luftarak”.

Në vitin 2010 disa persona u përfshinë në një konflikt për tokën ku ishte ndërtuar një pallat, por efektivi i FNSH ka nxjerr armën e shërbimit dhe ka qëlluar ndaj Edvin Voglit, i cili humbi jetën./ Opinion.al

Share: