Home KRYESORE I kaloi shtetit, Gonxhe: Në shkurt nis procesi i kolaudimit

I kaloi shtetit, Gonxhe: Në shkurt nis procesi i kolaudimit

Pas marrjes në dorëzim nga shteti duke filluar që nga 1 janari i këtij viti, shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve do të rifillojë në muajin shkurt.

Kështu ka bërë të ditur gjatë mbledhjes në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe.

“Secili nga ne që ka një kolaudim të bërë dhe që nuk i ka kaluar ky tremujor, për shembull nëse dikush e ka bërë në shtator 2020 i ka mbaruar ky afat tremujor, nuk ka si të thotë ka shtesë afati. Ky person do të vij nga dita që do të hapet shërbimi sepse nuk ka faj në atë ditë, dhe ne besojmë hapja do të jetë brenda shkurtit të këtij viti, ai do ketë sistemin online të rezervimit dhe nga momenti që ka bërë rezervimin ai nuk mund të vonohet më dhe nëse e shkel afatin i lind detyrimi për një gjobë në vlerën e 1 mijë lekëve”- tha Gonxhe.

Share: