Home KRYESORE VIDEO/ Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë

VIDEO/ Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka lënë Shtëpinë e Bardhë sëbashku me bashkëshoreten e tij Melania.

Nga Shtëpia e Bardhë Presidenti në detyrë Trump do të shkojë në bazën ushtarake “Andreës” ku do të zhvillohet një ceremoni.

Donald Trump ka njoftuar tashmë prej javësh se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e zotit Biden, duke prishur një traditë historike.

Largimi nga Shtëpia e Bardhë është vetëm pak orë para ceremonisë së Presidentit të zgjedhur Joe Biden. Mediat amerikane bëjnë me dije se Trump do të zhvendoset në Florida për të filluar jetën e tij post-presidenciale./Opinion.al

Share: