Home KRYESORE VIDEO / Paratë i shpenzonte me femra dhe drogë, hajduti shqiptar që...

VIDEO / Paratë i shpenzonte me femra dhe drogë, hajduti shqiptar që ‘çmendi’ Greqinë

Një i ri shqiptar, 25 vjeç, është kthyer në qendër të vëmendjes ditët e fundit në shtypin grek, pasi ka rënë në prangat e policisë i akuzuar për më shumë se 20 vjedhje.

“Dorë-zgjaturi” i Athinës, siç e ka etiketuar shtypi helen, është i gjatë rreth 2 metra dhe akuzohet për vjedhjen e disa dyqneve, zyrave dhe objekteve në kryeqytetin grek.

Po ashtu, 25-vjeçari shqiptar me pseudonimin “Tiramola” “gjuante” kafenetë dhe dyqanet në zonat e qendrës dhe rrëmbente gjithçka, nga paratë te çantat, kuletat dhe celularët e punonjësve.

Mësohet se paratë e vjedhura, ai i përdorte për kokainë dhe femra të bukura. I çuditshëm është fakti që ai ka mundur t’i shpëtojë policisë disa herë, edhe pse ishte identifikuar.

Policia e Eksarkatit, identifikoi dhjetë raste vjedhjesh, ndërsa rrezja e veprimit të veprimtarisë së tij, fillon nga Ampelokipi, Exarchia dhe Kolonaki dhe arrin në Sintagma dhe Akropol.

Sulmi më i fundit ndodhi në një dyqan, pak pas orës 6 të dielën e kaluar. Me qetësi absolute, ai hyri në dyqan, më pas u fut në heshtje në bodrumin ku ndodhet depoja e mallrave.

Me lëvizje të shpejta, ai kap telefonin celular të një punonjësi me vlerë 800 euro, një portofol që përmbante një sasi të vogël parash, si dhe telefonin celular të një punonjësi tjetër me vlerë 600 euro.

Ai ishte gati të hapte një dollap tjetër, kur një punonjës zbriti për të marrë disa gjëra dhe e kapi në flagrancë. Në fakt, ai filloi të bërtasë dhe më pas hajduti  nisi të vrapojë dhe u zhduk nga dyqani.

Arrestimi i të riut u bë rreth orës 19.50 të datës 15 janar, detajet e të cilit janë publikuar sot në mediat greke.

Në videon e mëposhtme të publikuar nga shtypi grek, ai shihet teksa hyn në një zyrë dhe në përpjekje për të gjetur diçka me vlerë, merr një “laptop” dhe largohet./a.r.JavaNews.al

Share: