Home KRYESORE Ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së brëndëshme letër Ramës për besimin...

Ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së brëndëshme letër Ramës për besimin ndaj policisë…

Zoti Rama!

Sot lexova se 89 % e shqiptarëve shprehen se Policia e Shtetit është e korruptuar…!!!

Per mua ky është Skandal! Skandal i rradhës.
Unë nuk e di më se kur mund të shkarkohet Drejtori i Policisë kur nuk e shkarkoni kur 89% e shqiptareve shprehen se : Policia është e korruptuar!

Çfarë po pret zoti Kryeminister, të bëhen 100% e shqiptareve? 100% e europianeve? 100% e botës mbarë? Çfarë situate tjetër më kriminale se kaq prisni për të larguar kuadrin drejtues të kesaj force që mbahet me leket e taksapaguesve shqiptar?

Ky është kulmi i papërgjegjshmërise! Kulmi i moskokëçarjes. Kulmi i kulmit.

Me këto rezultate te sondazhit edhe Ndrangeta, Comora, Ku Klus Klani, apo ku di Unë se çfarë organizatash të tjera kriminale mban kjo botë, do të turpëroheshin që të vazhdonin bashkëpunimin me Ju. Heeeeej! I ke nxjerrë zbuluar. Pak mëshirë. Duan edhe këto pak konfidencializëm të punojnë. I ke zbuluar siç zbulon veten plazheve nudo të europës.

Po Ju o Minister si guxoni ta merrni këtë përgjegjesi? Kaq pa palcë kurrizore Je?Je dhe djalë Tirane!

Ku të çon mushka zoti Çuçi? Nuk është e jotja policia. As e Ramës, dhe aq më pak e Veliut & Co. Vazhdoni e heshtni. Ju sot nuk Ju mbulon me as Turpi. Shifrat tregojnë se Ju ka mbuluar krimi.

Zoti Ju dënoftë.

Nga Ylli Dylgjeri.

Share: