Home KRYESORE Merkel inkurajoi Ramën/ Gazeta Bild, komenton ndërmjetësimin mes Turqisë e Greqisë

Merkel inkurajoi Ramën/ Gazeta Bild, komenton ndërmjetësimin mes Turqisë e Greqisë

Edhe në mediat gjermane është komentuar ndërmjetësimi shqiptar për krizën greko turke. Gazeta gjermane Bild shkruan se ka qenë Merkel që personalisht ka inkurajruar Ramën të ulë në tavolinën e bisedimeve liderët e Turqisë dhe Greqisë.

Përpjekja e kryeministrit Edi Rama për të rikthyer në tryezën e dialogut Turqinë me Greqinë, prodhoi komente të shumta mbushur edhe me teori konspirative se çfarë fshihej pas saj.

Deri më tani vetë kryeministri Shqipërisë, nuk ka bërë asnjë koment rreth kësaj përpjekje të cilën opozita e vendin, e komentoi si një operacion të pastër PR-i nga Rama.

Është e përditshmja gjermane Bild e cila për herë të parë hedh dritë se e kujt ishte ideja që Edi Rama të ndërmerrte rolin e negociatorit.

Bild shkruan se “ Kancelarja Angela Merkel personalisht e inkurajoi Edi Ramën kryeministër i Shqipërisë për të tentuar që krerët e sherrosur të Turqisë dhe Greqisë të ulen në tavolinë pas mosmarrëveshjeve për ishujt Aegean e cila është përshkallëzuar”.

Ishte ministri i punëve të jashtme të Turqisë Çavuşoglu i cili dy ditë më parë tha se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nisi iniciativën që të mblidhte në Tiranë atë bashkë me homologun grek Dendias.

Çavuşoglu theksoi se Dendias tha që në ato ditë nuk merrte dot pjesë, kur e telefonova për t’i thëne të shkuara.

Turqia dhe Greqia u dakortësuan të vijojnë raundin e radhës të takimeve teknike me 25 Janar në Stamboll.

Më herët edhe në Greqi shkaktoi shumë zhurmë ndërmjetësimi shqiptar për krizën. Ndërsa autoritetet zyrtare u treguan të kujdesshme, opozita greke kërkoi sqarime. Lideri i saj Tsipras deklaroi se përse duhej bërë në Tiranë takimi i ministrave të jashtëm dhe jo në Bruksel.

Top Channel

Share: