Home KRYESORE Ministrja Kushi uron rifillimin e procesit mësimor me mesazhet sensibilizuese të nxënësve

Ministrja Kushi uron rifillimin e procesit mësimor me mesazhet sensibilizuese të nxënësve

Nëpërmjet një videoje sensibilizuese për respektimin e masave anti-COVID ku përcillen mesazhe nga vetë nxënësit, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka uruar nxënësit dhe mësuesit për një rifillim sa më të mbarë të procesit mësimor.

Njëkohësisht, ajo apelon fort që gjithsecili prej nesh të jetë i kujdesshëm në respektimin e këtyre rregullave që janë shumë të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit dhe rikthimin sa më parë në jetën normale të mëparshme.

 “Më këtë video ku me shumë dashuri  përcillen mesazhet e nxënësve mbi rëndësinë e respektimit të rregullave anti-COVID, uroj çdo nxënës e mësues për një rifillim sa më të mbarë nesër të procesit mësimor dhe apeloj fort që të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm në zbatimin e tyre! 🙏 Suksese e mbarësi të gjithëve!”,shkuan Kushi.

Top Channel

Share: