Home KRYESORE Nis ndërtimi i spitalit për 3 muaj/ Kompania turke nis gërmimet për...

Nis ndërtimi i spitalit për 3 muaj/ Kompania turke nis gërmimet për themelet e spitalit të Fierit

Paraditja e kësaj të marte, shënoi nisjen e punimeve për ndërtimi e spitalit rajonal të Fierit. OSHE ka ngritur disa shtylla të cilat do të sjellin energji elektrike në kantier pasi kompania turke YDA do të punojë me tre turne.

Top Channel ka mësuar se ditën e nesërme do të mbërrijnë inxhinierët e parë turq të cilët do të ndërtojnë kantierin dhe infrastrukturën e brendshme. Menjëherë më pas do të ngrihet godina.

Banorët e Fierit e kanë mirëpritur ndërtimin e këtij spitali dhuratë nga qeveria turke.

Jo vetëm unë por besoj se të gjithë njerëzit këtu në Fier janë gëzuar sepse spitali na erdhi te dera, është për shëndetin tonë. Na shkurtoi kohën për të ardhur në Tiranë.

Ky është një sukses i të gjithëve. Populli e ka kërkuar këtë spital dhe ja ku erdhi“, thotë një banore.

Qeveria turke ndërtimin e këtij spitali ia ka besuar kompanisë YDA e cila në të shkuarën ka është përfshirë në projektimin, zbatimin e përfundimin të disa spitale në Turqi. Në ndërtimin e spitalit të Fierit 30% e punëtorëve do të jenë Shqiptarë.

Spitali rajonal i Fierit do të zbatojë praktikat e ngjashme menaxherjale si ato në Turqi. Ky spital krahas qytetit të fierit do ti shërbejë edhe pjesës tjetër të popullsisë në jug të vendit.

Top Channel

Share: