Home KRYESORE Nisma Thurrje: Shoqëria shqiptare është në udhëkryq

Nisma Thurrje: Shoqëria shqiptare është në udhëkryq

Bashkohu, tani!

Në këto momente ne do të duhet të zgjedhim nëse do t’i japim fund tranzicionit 30 vjeçar, dhe të nisim një rruge të re, apo do të zbresim në shtegun e pakthyeshëm të falimentimit ekonomik dhe krizës sociale.

Historia e kombit tonë, dhe e vendeve të tjera evropiane, na ka treguar se në momente të vështira njerëzit e përgjegjshëm nuk pyesin se çfarë mund të përfitojnë nga vendi i tyre, por si mundet ata të kontribojnë për shoqërinë ku jetojnë?

Dhe ky është momenti historik për tu bashkuar dhe për të marrë hapin e duhur.

Mos harro! Asnjë politikan nuk ka për ta shpëtuar Shqiperinë. Vendi ynë do të ndryshojë vetëm kur qytetarët e përgjegjshëm të marrin përgjegjësitë që iu takojnë, të organizohen dhe të kërkojnë pjesëmarrje direkte në vendimmarrje.

Prandaj, kemi vendosur të bëjmë bashkë një grup qytetarësh që kanë vendosur të përfaqësohen në mënyrë direkte në Parlament, dhe më pas nëpër Këshilla Bashkiak. Ata janë pedagogë, mjekë, inxhinierë, mësues, avokatë, ekonomistë, artistë dhe punëtorë nga profesione të ndryshme, që i ka bërë bashkë besimi tek forca e një populli kur bëhet bashkë.

Bashkohu tani, duke klikuar ketu:

https://zgjedhjet.limequery.com/416923?lang=en
Share: