Njē këshillë për Oltēn
E dashur Olta
Njē grua nē karrierë duhet të mbart edhe stilin nē pamje e veshje
Veshja është një formë komunikimi me të cilën ne prezantojmë veten
E kuruar ne detaje sidomos ato të vogla. Te jesh Ministre e Mbrojtjes dhe më pas ajo e Jashtme ka të bëjë me sigurinë dhe mbrojtjen e një vendi. Kjo nuk do të thotē të kesh pamjen e një burri , pa stil dhe finesë, që tek këpucët, kostumi , bluza , floket etj
Mbaj një këshilltar edhe për paraqitjen e jashtme dhe te siguroj se do të kesh impakt tek takimet zyrtare.
Ngjyrat luajne nje rol te rendesishem ne imazhin tuaj. Ngjyrat tradicionale te karrieres perfshijne te kuqen (agresive), blune (ndershmeri), grine (e matur) dhe te zezen (elegante). Shume nga keto ngjyra shkojne mire per pantallona, funde, bluza dhe kepuce. Ato mund te kombinohen me disa ngjyra te lehta femerore te pershtatshme si blu e akullt, ngjyre jargavani, roze e lehte dhe ngjyre fildishi.
Më bëri përshtypje kjo foto midis dy zonjave në radhë të parë.
Yuri Kim shumë femërore , me stil ngjyrash dhe finesë. E kunderta e Oltës që më kujtoi stilin e dikurshēm të sistemit komunist per gruan
Veshja dhe paraqitja e jashtme tregon shumē.
Nga Mirela Çela Jorgo