Home Gjeo-Ekonomia Paralajmi i presidentit kinez ne Forumin Boteror

Paralajmi i presidentit kinez ne Forumin Boteror

Presidenti kinez Xi Jinping, ne fjalimin e tij ne Forumin Ekonomik Boteror ne internet, paralajmeroi se eshte kunder nje “mentaliteti te luftes se ftohte”.

Pergati Eva Idrizllari

“Perplasjet çojne ne nje rruge pa krye. Bota duhet te heqe dorë nga paragjykimet ideologjike” – tha Xi.

Ky ishte fjalimi i tij i pare publik qe nga inaugurimi i Presidentit te SHBA-se, Joe Biden.

Kater vjet me pare, Xi u shfaq si ylli i forumit vjetor te biznesit, ne Davos te Zvicres. Kreret e shteteve, pane ne skene nje burre qe e deklaroi veten udheheqes te rendit ekonomik global. Disa deklarime per tregtine e lirë ishin te mjaftueshme per t’i bere udheheqesit boterore pothuajse te harronin se qeveria kineze shpesh i shperfill rregullat e drejta kur bie ndesh me interesat e tyre.

Kater vjet me vone, klima politike ne Kine eshte ftohur ndjeshem. Ne planin nderkombetar, ky shtet nuk kritikohet vetem per krimet ndaj te drejtave te njeriut, apo sjelljen ndaj Hong Kong, qe pershkruhet si shkelje e ligjit nderkombetar. Por vazhdojne gjithashtu edhe thirrjet per sqarimin e shperthimit te koronavirusit ne Wuhan.
Ne drejtimin e Presidentin Trump, SHBA mbajti nje kurs te ashper me Kinen. Marredheniet midis dy shteteve ishin me te keqija sesa kane qene ne dekada.

Por, Kina deshiron bashkepunim ekonomik – pa kritika.

Deklaratat e Xi Jinping, se fundmi ne Forum, nuk sugjeruan qe presidenti eshte i gatshem te ndryshoje kursin, pavaresisht presionit ne rritje. Ne nje mase te madhe, ai përseriti pikat kryesore te fjalimit te tij te Davos 2017. Pa hyre ne pengesat e vazhdueshme te tregut ne Kine, Xi deklaroi se, ai do te vazhdonte te mbronte multilateralizmin dhe hapjen e vendit.

Ai theksoi se rregullat dhe e drejta nderkombetare duhet te jene themeli i veprimit te qeverise, “jo idete e disave”. Marreveshjet tregtare duhet te respektohen. Xi e quajti Karten e Kombeve te Bashkuara si nje baze thelbesore per bashkepunimin e ndersjellte.

Organizatat e te drejtave te njeriut kane akuzuar Kinen per vite me radhe se eshte infiltruar ne Kombet e Bashkuara dhe organizata te tjera nderkombetare, ne menyre qe te shtypin kritikat ndaj situates se te drejtave te njeriut ne vend. Ne fjalimin e tij, megjithate, Xi foli per deshiren per te forcuar keto sisteme ligjore. Rregullat qe do te vendosen duhet te vlejne per te gjithë. “I forti nuk duhet te jete ne gjendje te nenshtroje me te dobetin”, tha Xi.

Ne te kaluaren, Kina kishte përdorur vazhdimisht Forumin Ekonomik Boteror per te refuzuar kritikat ndaj sistemit te saj politik, duke i konsideruar si nderhyrje ne punet e brendshme. “Nuk ekzistojne dy gjethe njesoj”, tha Xi ne Forum. “Çdo vend eshte unik me historine, kulturen dhe sistemin e tij shoqeror. Asnjë vend nuk duhet te imponoje sistemin e tij ne nje vend tjeter”.

Share: