Home Gjeo-Ekonomia Forumi Ekonomik Boteror: Merkel dhe BE pranojne qe Korona eshte per Rivendosjen...

Forumi Ekonomik Boteror: Merkel dhe BE pranojne qe Korona eshte per Rivendosjen e Madhe

Nga Eva Idrizllari

Presidenti i Kines Xi Jinping mbrojti qendrimin, se: “Nuk ekzistojne dy gjethe njelloj.”

Ne Forumin Ekonomik Boteror i zhvilluar se fundmi ne internet, kancelarja gjermane Angela Merkel tha:

“Une pyes, a na duhet kjo Rivendosje e Madhe? Ndoshta do te duhej me pak angazhim ne vendosjen e qellimeve sesa ne vendosmerine per te vepruar. Pandemia ka treguar qarte nderlidhjen dhe lidhjen globale. Nga Wuhan ne te gjithe boten – ju mund te shihni globalizimin bazuar ne perhapjen e nje virusi. Ketu eshte treguar se çdo perpjekje per izolim te perhershem deshton. Perveç kesaj, cenueshmeria jone ka treguar vetveten. Ne nje menyre virusi kaloi nga kafshet tek njerezit. Kjo tregon se sa te ngulitur ne natyre kemi jetuar ende.

Kjo ngjarje e shekullit zbuloi se sa elastike jane shoqerite tona, ose jo. Dobesite dhe pikat e forta jane bere te dukshme. Ne Gjermani, per shembull, dikush mesoi se sa e madhe eshte fryma publike, por gjithashtu se shpejtesia e veprimit la diçka per te deshiruar. Fondi eshte i mire, financat jane solide dhe shteti ka qene ne gjendje te ndihmoje kompanite dhe qytetaret. Por kishte mungesa te qarta, veçanerisht ne dixhitalizimin – per shembull ne autoritetet shendetesore dhe administraten, por mbi te gjitha ne sistemin arsimor, ku mesimi ne distance dhe studimi treguan se jane ne rrezik.

Eshte ora e multilateralizmit. Kjo do te thote te punojme se bashku ne menyre transparente dhe te forcojme Organizaten Boterore te Tregtise (OBT). Me Joe Biden si President te SHBA, ky qellim i rendesishem mund te behet mire perseri. Per momentin OBT-ja nuk eshte ne te vertete ne gjendje te veproje. Por mbetet nje komponent thelbesor i tregtise ne bote bazuar ne rregulla.

Njeriu duhet te jete i interesuar ne zhvillimin e te gjitha pjeseve te botes. Per shembull, Gjermania deshiron te forcoje me tej lidhjet me Afriken dhe te investoje aty.”

Merkel hyri ne detaje edhe per marreveshjen e madhe te investimeve midis BE-se dhe Kines.

Xi Jinping, ne Forumin Ekonomik Boteror ne internet, tha: “Nuk ekzistojne dy gjethe njesoj.”

Sipas tij, Kina nuk eshte e gatshme te ndryshoje kursin. Ai deshiron me shume bashkepunim ekonomik, por gjithashtu kerkon qe bota te heqe dore nga “paragjykimet ideologjike”.

Presidentja e Komisionit te BE-se, Von der Leyen, paralajmeroi per rreziqe te reja pandemike nga degradimi i mjedisit. Ajo u ndal tek mbrojtja e demokracise, mbrojtja e natyres dhe pergatitjen per pandemine tjeter:

“Nese temperaturat vazhdojne te rriten dhe me shume natyra do te zhduket, atehere fatkeqesite dhe pandemite e reja jane te parashikueshme. Ne duhet te reagojme tani.”
Ajo sugjeroi nje marreveshje globale per ruajtjen e biodiversitetit, e ngjashme me Marreveshjen e Klimes se Parisit. Dhe mirepriti kthimin e SHBA se ne marreveshjen nderkombetare te klimes.

Ne menyre qe bota te ishte me e pergatitur per pandemite e korones ne te ardhmen, Von der Leyen njoftoi per nje “program bio-mbrojtjeje” ne formen e nje partneriteti publik-privat.

Ajo paralajmeroi prodhuesit e vaksinave qe te permbushin detyrimet e tyre pasi Bashkimi Evropian kishte mbeshtetur kompanite me miliarda dollare.

BE aktualisht eshte ne mosmarreveshje me prodhuesin britanik-suedez Astra Zeneca sepse kompania ka njoftuar se fillimisht do te dorezoje me pak vaksina se sa eshte rene dakord.

Presidentja e Komisionit te BE-se i beri thirrje SHBA-se qe te punojne se bashku per te krijuar nje liber rregullash mbi ate qe duhet te lejohet dhe çfare nuk duhet te lejohet ne rrjetet sociale.

“Kompanite e internetit kane nje pergjegjesi per ate qe ndodh ne platformat e tyre”, paralajmeroi Von der Leyen.

Ajo vuri ne dukje problemin ne rastin kur platforma Twitter mbylli llogarine e ish-Presidentit Donald Trump – “nje shkelje e tille e lirise se shprehjes nuk duhet te jete pergjegjesi e kompanive private, por duhet te rregullohet me ligj” – theksoi Presidentja e Komisionit te BE-se.

Share: