Home Gjeo-Ekonomia Kinë: Hetuesit e OBSH vizitojnë spitalin e dytë në Wuhan

Kinë: Hetuesit e OBSH vizitojnë spitalin e dytë në Wuhan

Anëtarët e ekipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë vizituar sot një spital të dytë në Wuhan, spital i cili kishte trajtuar pacientët e hershëm të COVID-19 në ditën e dytë të plotë të punës së tyre atje.

Spitali Wuhan Jinyintan ishte një nga të parët e qytetit që ka trajtuar pacientë me COVID-19 në fillim të vitit 2020 të cilët vuanin nga virusi atëherë i panjohur dhe një pjesë kryesore e historisë epidemiologjike të sëmundjes.

Peter Daszak, një anëtar i ekipit, tha në një postim se vizita ishte një “mundësi e rëndësishme për të biseduar drejtpërdrejt” me mjekët që po luftonin me virusin në kohën kritike.

Takimet e para të ekipit ballë për ballë me shkencëtarët kinezë u zhvilluan të Premten, para se ekspertët të cilët specializohen në shëndetin e kafshëve, virologjinë, sigurinë e ushqimit dhe epidemiologjinë të vizitonin spitalin e parë ku është trajtuar sëmundja.

OBSH me bazë në Gjenevë tha se ekipi i saj planifikon të vizitojë spitalet, tregjet si  Tregu i Kafshëve të egra në Huanan që ishte i lidhur me shumë nga rastet e para, Institutin e Virologjisë Wuhan dhe laboratorët në qytet.

Misioni është ngarkuar politikisht, pasi Kina kërkon të shmangë fajin për pretendimet e gabimeve në reagimin e saj të hershëm ndaj shpërthimit. Një vizitë e vetme nga shkencëtarët nuk ka gjasa të konfirmojë origjinën e virusit, por synon të shpjegojë sesi virusi ka arritur të kalojë nga kafshët tek njerëzit.   Njëra nga mundësitë është që një gjuetar pa leje i kafshëve të egra mund t’ua ketë kaluar virusin tregtarëve që e bartën atë në Wuhan. Qeveria kineze ka promovuar teori, me pak prova, se shpërthimi mund të ketë filluar me importet e frutave të detit të ngrira të cilat sipas tyre kishin virusin, një nocion i hedhur poshtë plotësisht nga shkencëtarët dhe agjencitë ndërkombëtare.

Një fokus i mundshëm për hetuesit është Instituti i Virologjisë në Wuhan.S.M./Shqiptarja.com

Share: