Një italiane ka mbetur e plagosur mbrëmjen e kaluar në Kavajë, në orët e vona në Vilë Bashtovë.
Pronarja e një restoranti, shtetase italiane, është plagosur me thikë.
Paraprakisht si autor dyshohet bashkëshorti shqiptar, i cili është në arrest shtëpie për dhunë në familje. Policia shkuar në banesën e tyre dhe ka nisur verifikimin e denoncimit, por nuk gjen filmimet e kamerave të sigurisë.
Nga ana tjetër në dëshminë dhënë policisë, burri pretendon se ajo i dërgoi njerëz në shtëpi që ta rrihnin./Lapsi.al