Home Gjeo-Ekonomia Presidentja e Greqisë mesazh Shqipërisë: Po ju monitorojmë, s’ka BE pa respektuar...

Presidentja e Greqisë mesazh Shqipërisë: Po ju monitorojmë, s’ka BE pa respektuar minoritetin

Presidentja e Greqisë Katerina Sakellaropoulou i ka dërguar një mesazh të qartë Shqipërisë që të respektojë minoritetin, që është kusht për hyrjen në Bashkimin Europian.

Me rastin e 30 vjetorit të themelimit të “OMONIA”-s, presidentja u shpreh se shteti grek do të qëndrojë gjithmonë si mbështetës dhe në ndihmë në përpjekjet e tij për Shqipërisë.

“Shqipëria ka bërë një përparim të rëndësishëm në rrugën e modernizimit dhe rezultati është që sot ajo është një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shumë hapa të tjerë duhet të ndërmerren në mënyrë që kursi evropian i vendit të kalojë në një fazë tjetër.

Për këtë qëllim, mbrojtja e të drejtave të minoritetit grek, regjistrimi, gjuha, arsimi dhe sigurimi i të drejtave të pronës janë parakushte, bazuar në vendimet evropiane.

Shteti grek do të jetë atje, si gjithmonë për të monitoruar shkallën në të cilën këto kushte do të plotësohen, dhe për të theksuar të metat dhe vonesat” tha ajo./ db/Abcnews.al

Share: