Pasi Partia Demokratike prezantoi sot programin ekonomik për zgjedhjet e 25 prillit, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.
Përmes një mesazhi në Twitter, Rama ka ironizuar opozitën, ndërsa thekson se ky program është njësoj si tramvaji i Tiranës në 2011-ën.
“Programi i PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011🚡Gjumë të ëmbël🛌”, shkruan Rama.
Programi ekonomik i PD “Shqipëria Fiton” përmbante disa pika ku do të ndalet fokusi i opozitës me ardhjen në pushtet, që nga rrija e pagave për mjekët dhe infermierët, uljen e çmimit të energjisë, përfitime për familjet e reja apo fëmijët që do të vijë në jetë, si dhe për pensionistët, etj.
(BalkanWeb)