Home KRYESORE Përmbytjet/ Peleshi përplaset me Ademin: Të dënuar të bashkëpunojmë

Përmbytjet/ Peleshi përplaset me Ademin: Të dënuar të bashkëpunojmë

Situata e krijuar në Shkodër si pasojë e reshjeve, çarja e argjinaturës së Shirqit në Njësinë Administrative të Dajçit dhe situata e emergjencës në gjithë zonën e Shkodrës është bërë shkak i një debati mes ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe kryebashkiakes Voltana Ademi.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi është shprehur se qeveria duhet të pranojë që të shpallë gjendjen e emergjencës natyrore.

Kryebashkiakja dhe Peleshi janë kanë debatuar pasi ky i fundit i ka kërkuar që të bashkëpunojnë dhe bashkia e të gjithë institucionet të bëjnë punën e tyre.

Pjesë nga debati:

Voltana Ademi: Shpallja e emergjencës do të lehtësonte punën dhe të gjitha strukturat fillojnë punën për vlerësim. Nuk na ka ndodh në vitin 2018. Ka qenë Ministre Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka patur mbi 3 miliard e gjysmë dëmi i vlerësuar nuk kemi marrë asgjë.

Niko Peleshi: Ju mirëkuptoj për këtë pjesë. Kjo nuk është një çështje se kush e ka topin. Pushteti vendor nuk ka nevojë për të marrë lejë për të bërë vlerësimin e dëmit. Sapo bëjmë vlerësimin do ti përmbahemi ligjit.

Voltana Ademi: Ne e bëjmë gjithmonë, një gjë të tillë, kemi blerë koncentrat, por fondi i bashkisë nuk është për të blerë koncentrat.

Niko Peleshi: Nëse nuk është fondi i bashkisë i mjaftueshëm, kemi fonde tona për tu mbështetur, siç e kemi bërë.

Voltana Ademi: E keni për detyre

Niko Peleshi: E kemi detyrë të përbashkët, të lutem se banorët presin mesazhe të tjera.

Voltana Ademi: Mesazhi im është që të keni mundësi të ndihmoni sadopak këto banorë për koncentrat.

Niko Peleshi: A e kuptoni se është e turpshme të bëjmë debate të tillë para banorëve, ju lutem bashkëpunoni++.

Voltana Ademi: Mos e rreni popullin, mua nuk më gënjeni.

Niko Peleshi: Jemi të dënuar që të bashkëpunojmë, nuk kam ardhur për ju por për banorët.

Share: