Kur na ndajnë më pak se tre muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike prezantoi sot programin e ekonomik.
Me sloganin “Shqipëria fiton”, Basha tha se qëllimi i programit të PD është rimëkëmbja e ekonomisë.
Menjëherë pas përfundimit të prezantimit të programit, kryeministri Edi Rama ka ironizuar PD, duke thënë se premtimet e Bashës janë si tramvaji i viti 2011.
Po ashtu, Rama ka postuar në “Instagram” deklaratat e më hershme të kryedemokratit ndaj LSI, të cilën e akuzon për korrupsion, teksa thotë se nuk do të bashkëpunonte me këtë forcë politike.
Krahas video, kryeministri shkruan; “Kush ta hajë ta hajë, lëre se ç’thotë tabela e shumëzimit”.
16 pikat e programit ekonomik të PD-së
1.Minimumi 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët
2.Paga minimale 36 mijë lek të reja në muaj
3.Ulja e taksës mbi të ardhurat personale në 9%, duke ruajtur fashën mbrojtëse ekzistuese prej 30 mijë lekësh
4.Taksë 9% të fitimit mbi të gjitha bizneset me një xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë të reja.
5.Ulja e sigurimeve shoqërore në vlerën 18%
6.Totali i taksave dhe tarifave vendore i bizneseve të vogla e të mesme jo më i lartë se 0.5% e xhiros
7.Anulimi i taksës prej 24 lekë të reja për litër mbi karburantin
8.Çdo litër karburant do t’ju kushtojë 240 lekë më pak të vjetra për operatorët turistik
9.Rritja e pensioneve me të paktën dyfishin e normës së inflacionit dhe në çdo rast jo më pak se 5% në vit
10.Ulja e çmimit e energjisë elektrike dhe çmimin e karburante,
11.Mbulimi shpenzimet arsimore për tarifat universitare për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura me pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj
12.Tekstet shkollore do të jenë falas për të gjithë ciklin parauniversitar
13.Çdo familje do të përfitoj për të porsalindurit një pagesë mujore prej 3 mijë lekë të reja për 5 vitet e para të jetës.
14.Qeveria do të paguaj 100% interesat bankare për çdo kredi që do të marrin çiftet e reja për të blerë një apartament apo një banesë.
15.20 mijë çifte dhe familje të reja që do të kenë strehim përmes skemës së subvencionimit të interesave në mandatin e parë
16.100 milionë euro mbështetje direkte, si dhe sigurimin e fondeve për çdo kulturë bujqësore ose blegtorale/ Opinion.al