Home KRYESORE Ramush Haradinaj: S’ka koalicione parazgjedhore, pas zgjedhjeve të hapur për bashkëpunim me...

Ramush Haradinaj: S’ka koalicione parazgjedhore, pas zgjedhjeve të hapur për bashkëpunim me çdo parti në Kosovë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se AAK do të hyjë e vetme në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Haradinaj ka deklaruar se për AAK s’ka koalicione parazgjedhore pasi koalicionin partia e tij e ka vetëm me qytetarin.

Më tej ai thekson se pas zgjedhjeve ai nuk paragjykon dhe lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me çdo parti politike të Kosovës, si me LDK, PDK, Vetëvendosjen etj.

“Aleanca ka koalicion vetëm me qytetarin, nuk ka koalicione parazgjedhore, programi ynë jam i bindur se do të merr besimin e qytetarëve. Edhe oferta po kuptohet çdo ditë ma shumë, pas zgjedhjeve nuk paragjykojmë, e lëmë hapur mundësin e bashkëpunimit me partitë politike me cilëndo qoftë. Preferojmë me qytetarin me bë koalicion, jemi subjekt me vizion”, ka thënë Haradinaj.

(BalkanWeb)

Share: